E premte, 26 Prill, 2024

FOTO – 2-vjetori i ndarjes nga jeta të Koço Devoles, Agron Llakaj prek me fjalët për mikun e tij: Je i paarritshëm

Si sot dy vite më parë, aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole, u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

Në këtë 2-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës.

Llakaj në një postim në mediat sociale ka publikuar një foto të vjetër të tyre duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

I Madhi dhe i paharruari Koço Devole. Aristokrati humorit shqiptar. Jeta është e tille, të rrëmben në të tashmen me të gjitha hallet e saj, punën, shëndetin, sfidën, kënaqësi e pakënaqësi, trishtim dhe zhgënjim…, por kjo nuk na bën të të harrojmë Ty o i paarritshmi Koço Devole…, ngremë sytë lart ne qiell dhe aty si yll je Ti. Në këtë 2-vjetor të ndarjes tënde nga ne, po te kujtoj me këtë fotografi…, sepse t’i ishe vërtet aktor “papjoni”. I paharruar i shtrenjti Koço”, është ky dedikimi i aktorit Agron Llakaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit