E hënë, 6 Maj, 2024

VIDEO – Dëmtohet rruga në fshatin Fshat, banorët: Në Dimër kalimi është shumë i vështirë

Problemet në rrugën lidhëse mes asaj nacionale Klos – Bulqizë dhe rrugës së Arbrit që kalon nëpërmjet fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit vijon të jetë problematike. Kjo rrugë është ndërtuar si arteria që do të lidhë Matin me rrugën e Arbrit, por që drejtuesit e mjeteve po përballen me probleme të vazhdueshme.

Gropat në të hapen herë pas here ndërsa nuk kanë munguar as deformimet siç është ky segment që përdoret nga mjetet që lëvizin drejt Klosit, Burrelit apo Bulqizës e Dibrës. Siç duket nga pamjet, rruga është deformuar duke u kthyer në burim aksidentesh për të gjithë përdoruesit e saj.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se që kur është ndërtuar kjo rrugë lidhëse gjendja ka qenë problematike pasi janë hapur gropa thuajse në të gjithë gjatësinë e saj. Ata kërkojnë që pjesët e hapura të rrugës së Arbrit të bëhen përfundimtare pasi kështu po kthehet si rruga Skuraj – Burrel.

Me ardhjen e dimrit, sipas drejtuesve të automjeteve kjo rrugë do të bëhet akoma edhe më e vështirë. Edhe në segmente të tjera ka prani të gropave, ndërsa janë mbushur me beton./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit