E martë, 28 Tetor, 2025

Denoncimi i deputetit të PD: Tre persona të maskuar kanë grabitur një pikë të transfertave të parave

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar mbrëmjen e së premtes se pak orë më parë është grabitur një pikë të transfertave të parave.

Në një postim në mediat sociale, Korreshi shkruan se Divjaka është një gjendje lufte. Ai shton se Policia në momentin e grabitjes ka qenë në drejtim të paditur.

Divjaka në gjendje lufte vetëm se kësaj radhe nuk bëhet më lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm. Në qendër të Divjakës sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar agjencia e Western Union.

Në ato momente Policia ka qenë në drejtim të paditur dhe pikërisht në drejtim të paditur ikën dhe autorët. Shteti në kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar”, shkruan deputeti.

Kujtojmë se sot është plagosur me thikë dhe kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit