E martë, 28 Tetor, 2025

Grabitja në Divjakë, policia: Një person me armë vodhi një shumë parash

Policia e Divjakës ka reaguar për grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se grabitja ka ndodhur në një pikë të këmbimit valutor, ku një person i vetëm nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash.

Autoritetet sqarojnë se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit