E martë, 28 Tetor, 2025

VIDEO – Tregtari ambulant në Peshkopi: Prodhimi po na shkon kot

Prodhuesit e produkteve të ndryshme bujqësore po përballen me mungesë të tregut të shitjes. Ky është Qemal Makishti nga fshati Kastriot i Dibrës. Ai ka udhëtuar nga fshati i tij në Peshkopi për të shitur lakrën të cilën e ka mbjellë me shumicë, por që çdo vit po përballet me mungesë të tregut të shitjes.

Qemali tregon se problemi madhor mbetet shitja pasi prodhimi është i bollshëm. Mungesa e shitjes e ka vënë në dilemë atë dhe familjen e tij për të mos vijuar të merren më me bujqësi, pasi nuk ja vlen.

E gjithë familja e Qemal Makishtit merret me bujqësi pasi është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura, por mungesa e mbështetjes e ka bërë atë dhe familjen pessimist për të ardhmen. Qemal Makishti shprehet se të gjithë bujqit e fermerët duhet të ngrihen në protesta për të kërkuar më shumë mbështetje nga shteti.

Ashtu si shumë prodhues të tjerë, Qemal Makishti shpreson që dikush të ndalet për të blerë ndonjë poç lakre në mënyrë që të nxjerrë biletën e furgonit që e ka sjellë deri në qytetin e Peshkopisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit