E diel, 28 Prill, 2024

Berisha mesazh Ramës nga protesta: Je shndërruar në një ordiner, do të përgjigjemi siç e meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama nga protesta e opozitës.

Poshtë dritares së kreut të qeverisë, Berisha tha se Rama tashmë është kthyer në një ordiner dhe populli do t’i përgjigjet me të gjitha mënyrat që e meriton.

“Këto ditë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës shkruajnë se shqiptarët po ikin nga varfëria. Kjo është aparenca. Sot shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur të planetit. Nuk ka asnjë vend ku ka njerëz të vjedhur gjer në palcë si në Shqipëri nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë.

Ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqet, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani, unë do i them këtu para jush: për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra”, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit