E hënë, 29 Prill, 2024

Berisha: Protesta e sotme, cunam i lirisë së shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur cunam të lirisë protestën e sotme të opozitës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se qytetarët sot kanë treguar fuqinë e tyre duke marrë pjesë në tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve.

Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës.

Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë”, tha kreu i Partisë Demokratike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit