E martë, 14 Maj, 2024

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Bordit i Transparencës në mbledhjen e datës 12 Nëntor 2022 ka vendosur që të ndryshojë çmimet e hidrokarbureve.

Në një njoftim për mediat, Bordi bën me dije se nafta me pakicë do të shitet jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i benzinës do të jetë 209 lekë/litri në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Nga ana tjetër gazi do shitet me  74 lekë/litri me pakicë dhe me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit