E diel, 5 Maj, 2024

Kategoria e Dytë – Bulqiza fiton 3 me 0 kundër Adës

Skuadra e Bulqizës ka marrë një fitore të rëndësishme këtë të diel. Në sfidën e luajtur kundër Adës, djemtë bulqizak kanë arritur një fitore të thellë me rezultatin 3 me 0.

Në ndeshjen për javën e shtatë të Kategorisë së Dytë, Bulqiza është rikthyer tek fitorja dhe tashmë e sheh veten në vendin e tetë, larg zonës së nxehtë.

Golat në këtë sfidë u shënuan nga Pedro dhe Florind Taku, i cili e gjeti rrugën e rrjetës dy herë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit