E enjte, 25 Prill, 2024

Arbana Osmani nuk do jetë e vetme në Festivalin e Këngës në RTSH, bashkë me të do të jetë dhe…

Festivali i Këngës në RTSH vitet e fundit ka tentuar që të modernizohet. Kjo pasi prezantimi është bërë nga emra të njohur të ekraneve shqiptare dhe jo nga stafi i RTSH.

Për këtë vit është konfirmuar që prezantuese do të jetë Arbana Osmani, por ajo nuk do të shkojë e vetme pasi në regji do të jetë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.

Mësohet se stafi artistik plotësohet me dy emra kompetentë të muzikës, si Shpëtim Saraçi dhe Bojken Lako.

Festivali i Këngës mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, me 26 këngë pjesëmarrëse.  Këtë herw përzgjedhja e këngës më të mirë që do të përfaqësojë vendin në Britaninë e madhe do t’i besohet votave të publikut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit