E diel, 5 Maj, 2024

Kategoria e Parë – Burreli humbet ndaj Flamurtarit në transfertë

Skuadra e Burrelit ka shënuar sot një humbje kundër Flamurtarit të Vlorës, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Ndeshja e javës së dhjetë është mbyllur në favor të Flamurtarit me rezultatin minimal, 1 me 0. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në minutën e 31 nga Matheus Iocavelli.

Me këtë rezultat Burreli e gjen veten në vendin e dhjetë, ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e parë dhe është pretendente për të shkuar në Kategorinë Superiore vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që në këtë kategori militon dhe skuadra e Korabit që do të ndeshet nesër me Skënderbeun./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit