E martë, 7 Maj, 2024

Do trafikonin 12 emigrantë me gomone, kapen dy shqiptarë në Belgjikë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge, pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe një 44-vjeçar.

Mësohet se dy shqiptarët u kapën në plazhin e De Panne dhe aktualisht ndodhen ende në paraburgim.

Sipas autoriteteve belge 2 shqiptarët kishin qëllim të lundronin nga Mbretëria e Bashkuar në bregdetin belg me gomone, më të cilën do të transportonin dymbëdhjetë emigrantë.

Sakaq dyshja ka mohuar akuzat para drejtësisë belge, duke pretenduar se ishin në gomone për të peshkuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit