E premte, 26 Prill, 2024

Pritjes i erdhi fundi! Zbulohet data e nisjes së “Big Brother VIP Kosova”

Big Brother VIP Kosova do të nisë në 5 Dhjetor. Kjo është data kur do të nisë edicioni i parë i spektaklit që është komentuar shumë në muajt e fundit.

Në javën e parë të muajit Dhjetor do të njiheni dhe me banorët që të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Kasti i shtëpisë do të ofrojë për publikun dimensione të ndryshme të personaliteteve të tyre dhe do të ju prezantojë me anë të karakterit, të cilin ju nuk keni pasur rastin t’ua njihni më parë.

Edicioni i parë i reality show Big Brother VIP Kosova do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën e medias në vend./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit