E shtunë, 4 Maj, 2024

Holanda fiton me vuajtje ndaj Senegalit dhe ndan vendin e parë në grup me Ekuadorin

Holanda e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin në Katar. Skuadra e Van Gal arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 kundër Senegalit.

Sfida nisi me raste që në fillim, me të dyja skuadrat që provuan, por pa mundur të shenjtëronin siç duhet portën.

Atëherë kur sfida mendohej se do të mbyllej barazim, ishte Gakpo i cili ndëshkoi Senegalin me një goditje me kokë në minutën e 84’. Pas pësimit të golit skuadra afrikane duket se u dorëzua dhe ‘tulipanët’ shënuan dhe golin e dytë në minutën 99 me anë të Klaassen.

Kështu Holanda shkon në tre pikë në grupin A, po aq sa Ekuadori, ndërsa Senegali dhe Katari me 0 pikë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit