E premte, 3 Maj, 2024

Motra e diktatorit Kim Jong Un kërcënon SHBA-në dhe kritikon OKB-në

Motra e diktatorit të Koresë ë Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jong ka akuzuar Britaninë se është një “vend i rrëmujshëm” dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara në një deklaratë ku ka paralajmëruar një përshkallëzim konflikti.

Sipas mediave të huaja, Kim Yo-jong, e cila sundon së bashku me vëllain e saj, reagoi ashpër pasi Kombet e Bashkuara i thanë vendit aziatik të ndalonte prodhimin e armëve vdekjeprurëse të shkatërrimit në masë.

Tonet u ashpërsuan pasi raketa e re balistike e Koresë së Veriut shkaktoi panik te liderët perëndimorë pas raportimeve se ishte në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara.

Por sipas motrës së sunduesit në Kore të Veriut,  Kombet e Bashkuara kanë mbyllur sytë ndaj stërvitjeve shumë të rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugu.

Ajo kërcënoi SHBA-në duke thënë se “sa më shumë sanksione të marrë Amerika ndaj Koresë, aq më shumë mundësi ka të përballet me një krizë fatale sigurie”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit