E shtunë, 20 Prill, 2024

VIDEO – Dëbora e parë zbardh malet e Bulqizës, nënprefekti: Deri tani s’ka asnjë problematike

Mbrëmja e së hënës ka sjellë reshjet e para të borës në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Malet e Matit, Bulqizës dhe Dibrës u zbardhën nga dëbora, por pa krijuar probleme.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se nuk i është komunikuar asnjë problematikë e krijuar nga reshjet e shiut apo borës. Muliu shtoi se as në Gjoricë të Poshtme nuk janë shfaqur probleme me përmbytje siç kishte ndodhur në vitet e shkuara.

Edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike, nënprefekti Muliu tha se të gjithë banorët e Bulqizës kanë rrymë, ndërsa shtoi se vijon pa probleme edhe ngrohja në shkolla.

Ndërkohë sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu edhe gjatë ditës së mërkurë, duke bërë që rreziku nga problemet të mos ketë kaluar ende./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit