E enjte, 25 Prill, 2024

“Faleminderit që je e imja”, kush ja ka bërë këtë dedikim Encës?

Këngëtarja Enca Haxhia, e njohur nga të gjithë si Enca prej kohës është shkëputur nga muzika, pasi nuk po publikon këngë të reja.

Edhe pse ka qëndruar larg muzikës, përsëri ajo ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj në mediat sociale.

Ajo ka publikuar ditën e sotme një foto në InstaStory, ku hedh dyshime se mund të jetë një konfirmim për lidhjen e saj.

Faleminderit që je e imja”, është kjo fraza që është shkruar në letrën e publikuar nga Enca, të cilën ajo e shoqëron me një figurë që ngjason me një djall të vogël. “U zgjova kështu”, ka shkruar artistja përkrah fotos.

Por kush e zgjon me shënime të tilla Encën, a është ky një konfirmim se ajo tashmë është në një lidhje. Kjo ende nuk dihet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit