E premte, 19 Prill, 2024

Një Kënd Arkivor tashmë edhe në Bulqizë, mundësi më shumë për studiuesit e zonës

Në Bulqizë është hapur ditën e sotme Këndi Arkivor, si rezultat i nismës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për të siguruar qasje të barabarta në dokumente.

DPA-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Bulqizës, i mundëson tani e tutje studiuesve lokal kushte të njëjta hulumtimi në dokumentacionin arkivor. Prej këtij Këndi Arkivor, çdo studiues do të mund të marrë shërbim ekuivalent, sikur të ishte i pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë.

Inaugurimi i Këndit Arkivor dhe prezantimi i platformës online u kryen nga kreu i DPA-së, Ardit Bido. I pranishëm në aktivitet ishte kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe Drejtoresha e Pallatit të Kulturës, Ledjana Gjoka.

Duke nisur nga dita e sotme, ky Kënd Arkivor i porsaçelur në Bulqizë, është i akesesueshëm në ambientet e bibliotekës së Pallatit të Kulturës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit