E premte, 3 Maj, 2024

Samiti i liderëve të BE në Dhjetor do të kushtojë 50 milionë Lekë të rinj, qeveria miraton fondin

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian që do të zhvillohet në 6 Dhjetor në Tiranë do të kushtojë 50 milionë Lekë të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli i Ministrave, pasi sot është marrë vendimi për alokimin e këtij fondi nga buxheti rezervë i qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është marrë vendimi për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022 prej 50 milionë lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kujtojmë se në datën 6 Dhjetor parashikohet që të mbahet dhe protesta e opozitës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit