E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mësoni emrat e kandidatëve që garojnë në Primaret për bashkitë Dibër, Klos, Mat dhe Bulqizë

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në bashkitë që bëjnë pjesë ne Qarkun Dibër.

Kështu, për Bashkinë Dibër do të garojnë 6 kandidatë, të cilët do të kërkojnë votëbesimin e anëtarsisë e më pas të të gjithë qytetarëve për të marrë drejtimin e qytetit.

Nga ana tjetër në Mat garojnë 5 kandidatë, në Klos 3 dhe në Bulqizë 2. Tashmë që Kryesia ka miratuar emrat do të nisë dhe fushata brenda partisë.

Bashkia Dibër: Alketa Agolli, Besnik Alku, Fadil Begu, Ismail Uka, Margarita Markja, Përparim Noka

Bashkia Mat: Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Ymer Barçi, Nezir Rizvani, Skënder Gjuci

Bashkia Klos: Basir Çupa, Bedri Hoxha, Veri Kuka

Bulqizë: Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit