E martë, 30 Prill, 2024

Konfirmohet protesta e opozitës në 6 Dhjetor, Berisha: Mblidhemi në orën 12:00

Protesta e paralajmëruar e opozitës më datë 6 Dhjetor, të njëjtën ditë kur në Shqipëri mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, do të mbahet në orën 12:00. Lajmin e dha kreu i demokratëve Sali Berisha gjatë një takimi me krerët e degëve të Tiranës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta do të zhvillohet pasi Rama kërkon të zhdukë opozitën.

Ne do të jemi në shesh, do të jemi në shesh kësaj radhe më të mobilizuar se kurrë. Sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është, por kur të thërret koha nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel.

Ndaj dhe duhet t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të gjithë biznesmenëve të Tiranës, të martën në 12:00 të gjithë në bulevard. U bëj thirrje biznesmenëve, në rast se nuk vini vetë, të mos pengoni punonjësit tuaj se kjo është një betejë ndër më të rëndësishmet.

E themi këtu, kjo do jetë një protestë paqësore. Ne i dimë detyrimet që kemi për sigurinë, për mikpritjen dhe këto nuk i konfondojmë me asnjë lloj rrethane, por zëri ynë do jetë i pranishëm aty”, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit