E mërkurë, 24 Prill, 2024

Raporti tronditës i OKB: 45 mijë gra dhe vajza janë vrarë nga një anëtar i familjes gjatë vitit 2021

Organizata e Kombeve të Bashkia në një raport të publikuar së fundmi raporton shifra të frikshme për femicidin (vrasjen e grave).

Sipas raportit të OKB çdo një orë më shumë se 5 gra janë vrarë nga familjarët e tyre gjatë vitit 2021. Po ashtu në këtë raport tronditës tregohet se 45000 gra dhe vajza, janë vrarë nga bashkëshorti, partneri ose i afërmi i tyre.

UN Women dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin thanë se shifrat ishin “shqetësuese”, por numri i vërtetë i vrasjeve të grave për shkak të gjinisë, ka mundësi të jetë më e lartë. Afërsisht 4 në 10 vdekje në vitin 2021 nuk u llogaritën si femicide sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme. Shifrat zyrtare për femicidin kanë mbetur kryesisht të pandryshuara gjatë dekadës së fundit.

Kontinenti që kryeson listën me më shumë vrasje është Azia me 17800 vdekje. Megjithatë, Afrika mbetet më rrezikun më të lartë pasi shkalla e vrasjeve të lidhura me gjininë në shtëpi, u vlerësua në 2.5 për 100,000 të popullsisë femërore, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 1.2 në Oqeani, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

Sipas hulumtuesve, mendohet se kulmi ka qenë periudha e pandemisë kur njerëzit ishin të detyruar të mbylleshin në shtëpitë e tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit