E martë, 30 Prill, 2024

Arrestohet 35-vjeçari shqiptar që kryesonte bandën e trafikut të drogës në Itali, njihej si “Capo”

Artur Ndreka, 35 vjeç është arrestuar nga Policia Italiane, pasi akuzohet se ishte kreu i një bande droge. Mediat vendase bëjnë me dije se Ndreka, është një nga emrat më të përfolur dhe njihej me pseudonimin “Capo”.

Më tej shkruajnë se ai ishte “rritur” nën krahun e bosëve më të njohur shqiptarë në atë territor, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

Hetimi kundër është zhvilluar nga Prokuroria Publike dhe Guardia di Finanza, për trafik ndërkombëtar droge, i cili i dha fund “mbretërimit” të 35-vjeçarit shqiptar në kryeqytetin italian. Ndreka është tashmë në burg së bashku me vëllain e tij dhe krahun e tij të djathtë.

Veprimtaria kriminale e Ndrekës

Mediat vendase bëjnë me dije se veprimtaria e tij kriminale ishte shtrirë kryesisht në zonën jugore të Romës: Acilia dhe Vitinia ishin sheshet ku grupi i tij kryente më shpesh trafikun e drogës. Ndreka ishte koka e një bande prej 8 personash.

Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, u shpërfaq një pamje e qartë e veprimit kriminal të shqiptarit në Romë./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit