E diel, 1 Shtator, 2024

Endri Prifti e tha disa javë më parë, Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike”

Mbrëmjen e së shtunës është përmbyllur edicioni i 23 i Këngës Magjike dhe fituese është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj. Ajo konkurronte këtë vit me këngën me titull “I paftuar”.

Çibukaj arriti të merrte në total 449 pikë nga votimi i kolegëve duke rrëmbyer dhe çmimin e parë e ndjekur nga Michael Paluca, ndërsa në vend të tretë u rendit Anxhela Peristeri.

Por emri i Marsela Çibukajt ishte lakuar si fituese shumë javë më parë. Këngëtari i njohur Endri Prifti, në një postim në mediat sociale shkruante se Çibukaj do të ishte fituese, gjë që shkaktoi shumë polemika.

Dua t’iujap edhe informacion mbi fituesin e Këngës Magjike është Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizi në bashkëpunim me Eugent Bushpepa”, shkruante Prifti, gjë e cila ka rezultuar e saktë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit