E martë, 30 Prill, 2024

Katar 2022 – Maroku leksion futbolli Belgjikës, fiton dhe merr kreun e grupit

Maroku ka ringjallur plotësisht shanset e tij për vazhdimësinë e mëtejshme në Botëror teksa ka mundur Belgjikën dhe i ka marrë kreun e grupit.

Skuadra afrikano-veriore ka triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë ku ka treguar se barazimi ndaj Kroacisë nuk ishte aspak rastësi.

Të dy golat janë shënuar në pjesë të dytë nga lojtarët e Marokut, të cilët i kanë dhënë një leksion Belgjikës, e cila dukej si e dorëzuar në minutat e fundit.

Tashmë Maroku është në vendin e parë me 4 pikë, duke treguar se barazimi me Kroacinë nuk ishte një rastësi. Belgjika ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, Kroacia në vendin e tretë më 1 pikë dhe Kanadaja me 0 pikë në vendin e fundit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit