E mërkurë, 15 Maj, 2024

Kishte mbushur makinën plot me drogë dhe ishte nisur drejt Greqisë, arrestohet shqiptari

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në bazë të një operacioni të zhvilluar në Kozani nga policia kufitare e Kosturit.

Policia në Greqi bën me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 20 kilogram marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet i riu shqiotar ishte duke udhëtuar me një mjet kur është ndaluar. Gjatë kontrollit të mjetit atij i janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë. U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 karte SIM.

Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshinë zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur ne total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit