E hënë, 20 Maj, 2024

Katar 2022 – Kroacia fiton me përmbysje kundër Kanadasë

Kroacia ka fituar me përmbysje me rezultatin 4 me 1 kundër Kanadasë, pasditen e kësaj të diele. Në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin F, Kroacia ka treguar se është ende një prej kombëtareve që mund të shkojë deri afër finales në këtë Kupë Bote.

Kanadasë iu deshën vetëm 68 sekondash lojë, për të shënuar golin e parë me Alphonso Davies, por Kroacia pas këtij momenti mori në dorë frenat e lojës.

Në fundin e pjesës së parë Kroacia shënoi dy herë, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Golat për Kroacinë u shënuan nga Kramaric dy herë, Livajas dhe Majer.

Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Ndërsa Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit