E enjte, 9 Maj, 2024

VIDEO – Shembet rruga në Rripë, dhjetëra familje të izoluara

Dhjetëra familje në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit janë të izoluara prej afro 10 ditësh. Shkak është bërë shembja e rrugës së këtyre lagjeve në një gjatësi lineare të konsiderueshme.

Banorët e këtyre lagjeve shprehen se me shembjen e rrugës, çdo gjë e transportojnë në krah ose me kafshë ngarkese. Ata thonë se edhe pse institucionet vendore janë vënë në dijeni, nuk kanë marrë asnjë masë për të rregulluar këtë pjesë të dëmtuar.

Shembja e trasesë së rrugës ka rrezikuar edhe një banesë e cila ndodhet poshtë saj. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për shkak se situata do të vështirësohet me hyrjen e stinës së dimrit.

Me dëmtimin e rrugës situata është vështirësuar për lëvizjen e nxënësve të këtyre lagjeve pasi nuk futet automjeti për t’i marrë pranë banesave. Po ashtu, për banorët problemi më i madh është transportimi i të sëmurëve pasi banesat janë shumë larg vendit ku është shembur rruga e duhen transportuar në krah./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit