E premte, 17 Maj, 2024

Arrestohet në Britani shqiptari që kultivonte kanabis, nga burgu pret vendimin e gjykatës

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britani të Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis.

Mediat vendase bëjnë me dije se 31-vjeçari i arrestuar është Anduel Rupo, i cili pret gjykimin. Seanca për të është caktuar për datën 15 Shkurt të vitit 2023 dhe do të dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Bradford Crown

Rupo prej 30 Tetorit të këtij viti ndodhet në burgun e Leeds për veprën që dyshohet se është kryer në Westgate, Bradford.

Gjykatësi Jonathan Rose caktoi sot datën e gjykimit të tij, po ashtu ka autorizuar që Rupo të ketë dhe një përkthyes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit