E shtunë, 4 Maj, 2024

VIDEO – Boshatiset Kovashica e Shupenzës, nga 80 familje kanë mbetur më pak se 20

Largimi masiv i shqiptarëve, kryesisht të të rinjve po prek çdo fshat të vendit tonë. Dikur në fshatin Kovashicë të Shupenzës në Bulqizë ishin mbi 80 familje, tani sipas pak banorëve të mbetur aty, ka afro 20 familje.

Hekuran e Xhelal Toci, thonë se shkaku më i madh është mungesa e punësimit të të rinjve. Në pamundësi për ta ndërtuar jetën e tyre në këtë fshat, të rinjtë e Kovashicës kanë zgjedhur emigrimin. Por si në shumë zona të tjera, fshati po braktiset edhe nga të moshuarit.

Hekuran Toçi tregon se tashmë fëmijët po marrin edhe prindërit jashtë, duke lënë banesat bosh. Si rast konkret ai jep vëllain e tij i cili e ka lënë banesën bosh dhe është larguar në Gjermani.

Hekuran Toçi shton se me këtë situatë që është krijuar në vendin tonë, edhe ai po mendon largimin pasi jetesa është bërë shumë e vështirë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit