E shtunë, 27 Prill, 2024

Katar 2022- Zvicra dhe Brazili kualifikohen për në fazën tjetër, eliminohen Serbia e Kameruni

Zvicra është kualifikuar për në fazën 1/16 në Botërorin Katar 2022. Me rezulatin 3 me 2 kundër Serbisë, Zvicra e mbylli grupin në vendin e dytë me 6 pikë.

Duhet theksuar se seria e golave në këtë ndeshje u hap nga Xherdan Shaqiri, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Ndeshja nuk ka qenë e qetë, pasi shqiptarët e Zvicrës janë përplasur disa herë me lojtarët serb, ku më agresivi ka qenë Granit Xhaka, i cili nuk kurseu as përplasjet fizike.

Nga ana tjetër, Brazili me formacionin B ka humbur kundër Kamerunit. Afrikanët gjetën rrugën e rrjetës në minutat e fundit, por kjo fitore nuk vlen pasi Kameruni renditet në vendin e tretë me 4 pikë.

Ndërsa në vendin e fundit ndodhet Serbia me vetëm një pikë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit