E diel, 5 Maj, 2024

Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Vendi ynë do të ndikohet  sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, ditën e sotme moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit