E martë, 7 Maj, 2024

Pranoi mandatin e deputetes, me lot në sy Oriela Nebijaj i thotë “mirupafshim” televizionit: S’jam prekur ndonjëherë kaq shumë

Kjo e premte ishte dita e fundit e Oriela Nebijaj në prezantimin e emisionit “Përputhen”. Nga nesër ajo do të jetë deputete. Në emisionin e sotëm, ajo u surprizua nga stafi, madje ajo nuk i mbajti dot as lotët.

Me lot në sy, prezantuesja që do të bëhet deputete u shpreh se nuk është emocionuar ndonjëherë më shumë sesa sot.

Ju e bëtë këtë surprizën, mua më prekët, nuk jam prekur ndonjëherë kaq shumë. Jam e lumtur që punova me gjithë ekipin e Përputhen. Jam e lumtur që Tch ka qenë një familje. Kështu do të jemi, goca po ikën për studime dhe do kthehet përsëri. Ju duam shumë të gjithëve, shihemi në ditë më të bukura”, është shprehur moderatorja e njohur.

Kujtojmë që Ori Nebijaj mori mandatin e deputetes, pasi ky vend u la bosh nga Grida Duma, e cila u tërhoq nga politika, për t’iu përkushtuar botës së televizionit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit