E premte, 26 Prill, 2024

VIDEO – Zhvillohet festivali i parë i këngës për fëmijë në Klos

Është zhvilluar edicioni i parë i festivalit të këngës për fëmijë në qytetin e Klosit. Ky festival bëri bashkë fëmijët e të gjitha shkollave 9-të vjeçare të Bashkisë Klos të cilët u paraqitën në mënyrë dinjitoze me këngë, por edhe me numra të tjerë artistik.

Festivalit nuk i munguan vallet me motive tradicionale, improvizimi i momentit të shpalljes së pavarësisë, por edhe interpretime në rryma të tjera muzikore. Festivali u mbajt në ambientet e palestrës së shkollës 9-të vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos, në prani të drejtuesve vendor, prefektit të Qarkut Dibër dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Pas interpretimeve të pjesmarrësve në këtë festival, juria e përbërë nga Drejtoresha e QKF Mat, Anduena Sefgjini, Poeti Hamdi Hysuka dhe mësuesja Majlinda Bala bëri ndarjen e çmimeve.

Çmimin e parë e fitoi nxënësja e shkollës së mesme të Bashkuar Xibër, Klara Shabani, çmim të cilin e dorëzoi Zv/kryeministrja Belinda Balluku./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit