E martë, 7 Maj, 2024

Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, zbulohet letra që shkroi Sokol Halili pas ekzekutimit

Disa orë pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, autorit të vrasjes së ish-gruas së tij shtatzënë pranë maternitetit të Kosovës, është publikuar një letër që mendohet se është shkruar nga ai pak para se të vriste ish-gruan.

Në letrën e publikuar nga mediat në Kosovë, Sokoli shkruan se dëshiron të tregojë se si ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

Sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.

Në lidhje me këtë rast desha të tregoj të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plot vetëdije por edhe i kam treguar gruas sime se nuk e kam tradhtuar po e ka ditur dhe kërkuar çarë është folur e po flitet nëpër media dhe televizor nuk është folur për në asnjë vend e vërteta në pika të shkurtra për të treguar sa për raportet shumë të mira i kemi pasur, që kam pas fakte, fakte për të treguar se gruaja ime pasi ka mbetur shtatzënë më ka treguar një plan të cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur edhe me motrat e saj kur e ka kuptuar se është shtatzënë më tha të bëjmë një marrëveshje veç unë dhe ti, më pati thënë të paguaj sa të shkon një gjak t’i jap 25 mijë euro këtë fëmijë që kam në bark të më çosh tek shtëpia e babait tim dhe ta rris unë atë fëmijë … Më ke marrë në qafë kështu dhe unë nuk kam fëmijë për të shitur…”, shkruhet në letër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit