E premte, 29 Mars, 2024

OBSH: Rreth 90% e popullsisë botërore ka imunitet ndaj koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpalosur një raport ku thuhet se 90% e popullsisë në rang botëror ka rezistencë ndaj Covid-19, por në të njëjtën kohë paralajmëroi për rrezikun e variantit të ri të virusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OKB-së, Tedros Adhanom Gheberyesus u shpreh se humbja e vigjilencës është duke i lënë derën hapur një varianti të ri të virusit që të shfaqej dhe të kapërcejë Omicron-in dominues global.

“OBSH vlerëson se të paktën 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj Sars-CoV-2, për shkak të infeksionit ose vaksinimit të mëparshëm. Ne jemi shumë më afër për të thënë se faza e urgjencës së pandemisë ka përfunduar, por ne nuk jemi ende atje”, u shpreh Tedros.

Studimi më i fundit, tregoi se vaksinat e reja nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna ka të ngjarë të ofrojnë mbrojtje më të mirë krahasuar me vaksinat origjinale.

Studimi i më shumë se 360,000 njerëzve tregoi se përforcuesit ofrojnë mbrojtje të shtuar kundër varianteve të reja te njerëzit që kanë marrë më parë deri në katër doza të vaksinës së mëparshme.

Kujtojmë që, në të gjithë botën, 6.6 milionë vdekje nga Covid janë raportuar në OBSH, nga afro 640 milionë raste të regjistruara.

Sipas Tedros, më shumë se 8,500 kanë humbur jetën nga Covid vetëm javën e kaluar, “gjë që nuk është e pranueshme tre vjet pas pandemisë, kur kemi kaq shumë mjete për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit