E martë, 7 Maj, 2024

Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, dyshohet se është pjesë e grupit që dogji zyrat e kompanisë që tregon makina dhe sulmoi policinë

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në një kompani që tregon makina në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës dhe si pasojë e zjarrit u dëmtuan 7 automjete.

Më tej bëhet me dije se për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e 5 zjarrfikëseve. Por sipas asaj që raporotjnë mediat në vendin fqinj, kur forcat e policisë kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje ato janë sulmuar me molotov nga një grup personash të paidentifikuar.

Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë që policia ka vijuar me arrestimin e një 24-vjeçari shqiptar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit