E premte, 26 Prill, 2024

Inteligjenca britanike publikon sondazhin: Rusët braktisin Putinin, bie mbështetja popullore për luftën

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar duke iu referuar një sondazhi të kryer prej tyre ka deklaruar se mbështetja publike ruse për “operacionin special ushtarak po bie ndjeshëm.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në bazë të sondazhit të kryer 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe vetëm 25% pretendojnë se mbështesin konfliktin.

Skynews në një shkrim të publikuar sot deklaron se ka pasur akses në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm.

Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes shtoi se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ruse për të kontrolluar informacionin, konflikti është bërë “gjithnjë e më i paprekshëm për shumë rusë që nga ‘mobilizimi i pjesshëm’ i shtatorit 2022”.

Ministria arriti në përfundimin se mbajtja e miratimit të heshtur të luftës do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit