E premte, 19 Prill, 2024

“Masat e sigurisë janë të panegociueshme për samitin e BE”, Rama: Protesta e PD, absurde

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish këtë të diel lidhur me protestën e opozitës që pritet të mbahet ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se protesta e opozitës është absurde, ndërsa shtoi se masat ekstreme për këtë samit janë të domosdoshme dhe janë të panegociueshme me askënd dhe për askënd.

Samiti ka kohë që  organizohet, është një nga ato organizime që  përfshin shumë institucione dhe  natyrisht përfshin një numër të konsiderueshëm personash dhe zyrash që janë në këtë rast të Bashkimit Europian ndër të cilat hynë edhe forcat e organizimit të gjithë sigurisë së Samitit duke pasur parasysh se mblidhen në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë jo vetëm 27 lider të Bashkimit Europian me delegacionet e tyre por edhe vetë delegacionet e Brukselit.

Delegacioni i presidentit të Këshillit Europian, delegacioni  i presidentes së Komisionit Europian,  pa harruar edhe pesë lider të tjerë që vijnë nga rajoni me këshillin e tyre. kështu që në këto kushte është afërmendsh që duhen marrë masa ekstreme sigurie që janë të panegociueshmë me askënd”, tha Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit