E premte, 26 Prill, 2024

Primaret, Berisha flet pas votimit: Lidershipi i PD nuk ka ndikuar tek asnjë kandidat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar në procesin e Primareve për zgjedhjen e kandidatit që do garojë për Bashkinë Tiranë.

Në fjalën e tij pas votimit, Berisha tha se kryetari i PD dhe lidershipi nuk ndikojnë për asnjë kandidat.

Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi.

Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti.

Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë garë“, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit