E premte, 29 Mars, 2024

Fyerjet kundër Shaqirit e Xhakës, FIFA nis hetim kundër Serbisë

FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Serbisë për sjellje të pahijshme nga lojtarët dhe tifozët, duke përfshirë thirrjet ofenduese gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Zvicrës.

Në një njoftim për mediat, FIFA nisjen e hetimit kundër Serbisë, por nuk ka specifikuar se cilat incidente në Stadium 974 çuan në akuza për “sjellje të pahijshme nga lojtarët dhe zyrtarët”.

Nga një pjesë e tifozëve serbë u dëgjuan thirrje kundër Kosovës, të cilët sulmuan Shaqirin me sharje në pjesën e parë. Disa lojtarë serbë në pankinë pushtuan fushën në pjesën e dytë kur gjyqtari nuk përdori VAR për një kërkesë për goditje dënimi.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedimet kundër Federatës së Futbollit të Serbisë si pasojë e shkeljeve potenciale të neneve 12 (sjellje e parregullt e lojtarëve dhe zyrtarëve), 13 (diskriminim) dhe 16 (rregulli dhe siguria gjatë ndeshjes) të kodit disiplinor të FIFA-s në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së Kupës së Botës Serbi-Zvicër që u zhvillua më 2 dhjetor”, është ky njoftimi nga FIFA.

Kujtojmë se në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës pati sjellje jo të hijshme kundrejt dy lojtarëve me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit