E hënë, 29 Prill, 2024

Presidenti i Ukrainës shpallet njeriu i vitit nga revista “The Financial Times”

Revista e njohur britanike “The Financial Times” ka shpallur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si personin e vitit 2022.

Lajmi është bërë sot publik nga revista e njohur, e cila gjatë këtij viti ka publikuar lajme të shumta rreth Ukrainës dhe luftës që po zhvillohet në këtë vend.

Në një postim në mediat sociale, kjo media shkruan se “44-vjeçari ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”.

Më tej vijohet vendimi i Zelensky për të qëndruar në Kiev në vend që të pranonte ofertën e evakuimit ishte një nga momentet më të rëndësishme në luftë.

Ndërkohë vetë Presidenti i Ukrainës, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti është shprehur se “jam më shumë i përgjegjshëm se sa i guximshëm…Urrej t’i zhgënjej njerëzit”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit