E hënë, 20 Maj, 2024

Berisha mesazh liderëve të BE: Rama mbahet në pushtet përmes mashtrimit. 3 ministra të Brendshëm, të lidhur me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga sheshi u ka dërguar një mesazh ndërkombëtarëve, që të mos mbështesin kryeministrin Edi Rama, pasi ai dhe qeveria e tij është e lidhur me krimin dhe drogën.

“Mesazhi im për BE-në është ky: Liderët që gjenden në Shqipëri i falënderoj, raportet e tyre kanë bërë një punë të çmuar për të ekspozuar monizmin e Edi Ramës. Por Edi Rama ua shet samite dhe konferenca të sotme si mbështetje ndaj tij.

Ai mbahet në pushtet duke thënë se ka mbështetje ndërkombëtare. Unë nuk e besoj se ka një lider evropian që mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet kryeministrin e lidhur me krimin dhe mafia. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia. Sepse qeveria është e lidhur me krimin, drogën, e faktuar në përgjimet e shumta. Në Shqipëri është ndërtuar narkoshteti i parë në Europë. Tre ministrat e Brendshëm të kësaj qeverie, janë të lidhur me drogën. Një prej tyre është dërguar në Shtëpinë e Bardhë, një tjetër merret me samitin, në mos qoftë brenda.

Antimafia na ndihmoi, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këta kriminelë të marrin vendin që u takon. Shqipëria në të gjitha vlerësimet, vlerësohet si vendi më i korruptuar në Europë. E vërteta është se Edi Rama dhe nomenklatura e tij, janë më të korruptuarat, kurse shqiptarët e thjeshtë janë më të vjedhurit në Europë. Këtë javë një skandal i ri ka shpërthyer. Edi Rama me arabin e tij Alabar po krijon parajsën e tij, ndaj i duhet të mbledhë para nga Europa dhe bota dhe t’i investojë në Portin e Durrësit.“, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit