E enjte, 9 Maj, 2024

Sulmi ndaj Berishës, Gazment Bardhi i del në mbrojtje: Akt burracak i Edi Ramës, s’tremb dot askënd

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili u godit gjatë protestës.

Në një postim në mediat sociale, Bardhi thotë se e dënon dhunën e ushtruar ndaj Berishës dhe kërkon që autori të dalë përpara ligjit.

Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd.

Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjëherë përpara ligjit”, është ky reagimi i Bardhit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit