E martë, 16 Prill, 2024

Bllokimi i rrugëve për shkak të samitit, TIA njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Rinasit

Aeroporti i Tiranës ka njoftuar të gjithë pasagjerët se si do të bëhet lëvizja drejt Rinasit. Në një njoftim në mediat sociale, TIA njofton se do të ketë ndryshime të lëvizjes së mjeteve drejt Rinasit në rrugë alternative.

“TIA njofton se: Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.”, është ky njoftimi i aeroportit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit