E hënë, 29 Prill, 2024

“Serbia është shumë pranë Rusisë”, Vuçiç flet para nisjes së Samitit: I dimë detyrimet tona

Presidenti i Ser4bisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur para nisjes së samitit të Bashkimit Evropian që po zhvillohet në Tiranë.

Vuçiç u shpreh Serbia i di detyrimet e saj përkundrejt rrugëtimit në BE, por shtoi se vendit të tij i është shkelur integriteti territorial në vitin 1999 dhe në vitin 2008. Më tej shtoi se Serbia është shumë pranë Rusisë.

Serbia vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE i njohim detyrimet për harmonizimin me vendimet e BE por kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 1999 e 2008 në mënyrë të tmerrshme, do e diskutojmë sot.

Serbia është shumë pranë Rusisë, nëse është e lehtë për dikë të na kritikojë e të na thotë jemi afër me Rusinë, kjo është si shprehja që ‘arsye e mjaftueshme për të kritikuar dikë kur s’ke asgjë për të shtuar’.

E lehtë të ekspozosh çdo akuzë falsiteti a lajmesh të rreme kundër vendit tënd por e vërteta del, Serbia është vend i pavarur e do mbetet kështu”, u shpreh Vuçiç para nisjes së samitit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit