E premte, 29 Mars, 2024

MAROK-SPANJË/ Dy skuadrat anulojnë njëra-tjetrën, ndeshja shkon në kohën shtesë

Maroku dhe Spanja ndeshen me njëra-tjetrën në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës, në stadiumin “Education City”, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë të arrijnë fazën çerekfinale.

 

Afrikano-veriorët e mbyllën grupin F në vendin e parë dhe kështu do të vazhdojnë ta çojnë deri në fund misionin e tyre si surprizë e këtij Botërori.

Nga ana tjetër, kampionët e vitit 2010 nuk do t’i lënë asgjë në dorë fatit siç bënë në grupe dhe duan që të arrijnë suksesin në një Botëror dhe njëherë tjetër.

Fituesi i kësaj përballjeje do të gjejë në çerekfinale fituesin e çiftit Portugali-Zvicër.

MAROK 0-0 SPANJË

NGJARJET KRYESORE:

91′ Fillon pjesa e parë e shtesës.

90’+6′ Mbyllet pjesa e dytë, ndeshja shkon me shtesë!

90’+1′ Soler i jep asist Alvaro Moratës, i cili godet me kokë dhe topi përfundon mbi traversë.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

80′ Jorente përpiqet të gjejë disa nga shokët e tij të skuadrës me një pasim të rrezikshëm, por mbrojtja ndërpret përpjekjen dhe largon topin.

77′ Laporte ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Hakimit.

75′ Ferran Torres del nga fusha e lojës, zëvendësohet me Laporte.

69′ Dani Olmo dërgon një pasim të ulët nga jashtë zonës për Alvaro Moratën, por topi largohet nga mbrojtja kundërshtare.

63′ Del nga fusha Marko Asensio, futet Alvaro Morata. Gjithashtu zëvendësohet Gavi, ka minuta edhe për Karlos Soler.

55′ Dani Olmo realizon goditjen e dënimit, por topi grushtohet nga portieri Bono.

54′ Hakimi rrëzon Gavin me një ndërhyrje dhe Spanja fiton faull.

48′ Asensio ekzekuton goditjen e lirë dhe e dërgon topin në zonën e rreptësisë, por mbrojtësit marokenë largojnë rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon pjesa e parë e sfidës!

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

40′ Gavi dërgon një pasim në zonën e rreptësisë, por Hakimi shmang rrezikun.

33′ Mazraui futet në një pozicion të mirë shënimi dhe provon fatin nga distanca. Por topi përfundon në duart e Unai Simon.

27′ Asensio nuk heziton të gjuajë brenda zonës pas një pasimi nga Zhordi Alba. Është një përpjekje e mirë, por topi përfundon jashtë portës.

25′ Gavi godet topin, por përfundon në traversë. Më pas Ferran Torres e gjen veten përtej mbrojtësit të fundit, por loja ndalet nga arbitri pasi vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje.

21′ Hakimi dërgon një kros në zonë, por mbrojtësit spanjollë e largojnë topin.

17′ Mazraui kroson topin në zonë, por Unai Simon del jashtë vijës së tij dhe e pret

12′ Hakimi ekzekuton goditjen e lirë dhe lëshon një goditje të fortë nga mesi, por topi përfundon mbi traversë.

10′ Gavi i merr topin kundërshtarit dhe arbitri jep faull për Marokun. Ata fitojnë një goditje dënimi.

7′ Marokenët tentojnë të godasin, por një nga mbrojtësit spanjollë reagon dhe bllokon në mënyrë të shkëlqyeshëm pasimin e Boufal.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit