E enjte, 25 Prill, 2024

Meta: Atentat i orkestruar nga Rama, kishte synim ta devijonte tubimin paqësor në manifestim dhune me viktima

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar në një deklaratë nga selia e partisë sulmin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në protestën e zhvilluar ditën e sotme.

Meta deklaroi se sulmi ishte orkestruar dhe porositur nga Edi Rama për shndërruar protestën paqësore në një manifestim dhune me viktima.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe vendit që dolën në një manifestim të jashtëzakonshëm që sfidoi kushtet absurde të shtetrrethimit. Të gjitha pengesat mafioze të shtetit të Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin angazhimin e tyre për vlerat më të mira europiane në ditët e samiti, të cilin e kemi përshëndetur sepse tregon se Shqipëria është tokë europiane.

Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar devijimit nga rruga europiane. Procesi i Berlinit dhe konsolidimi i vlerave për të cilat shqiptart kanë bërë sakrifica në këto dekada. Shpreh falënderim për liderin e PD. Sali Berisha për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruara, porositur dhe ekzekutuar nga Edi Rama që kishte për qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima”, deklaroi Meta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit