E shtunë, 20 Prill, 2024

BE propozon një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përfshihen 200 persona dhe tre banka

Komisioni Europian ka njoftuar ditën e sotme një paketë të re me sanksione kundër Rusisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë ka prezantuar paketën e re të sanksioneve.

Sipas paketës së propozuar janë 200 rusë të tjerë që do të goditen nga BE, ku përfshihen politikanë dhe oficerë ushtarakë dhe tre banka ruse.

Paketa e sanksioneve përfshin gjithashtu kufizime në eksportet në Rusi, veçanërisht në lidhje me dronët.

Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe po e bëjmë Rusinë të paguajë për mizorinë e saj. 8 paketat aktuale të sanksioneve që kemi prezantuar deri më tani janë tashmë të vështira. Sot ne rrisim presionin ndaj Rusisë me një paketë të nëntë“, tha Ursula von der Leyen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit