E premte, 29 Mars, 2024

Serbia dënohet nga FIFA për flamurin që tregonte se Kosova është pjesë e saj

Federata Serbe e Futbollit është ndëshkuar nga FIFA (Federata Ndërkombëtare e Futbollit) për ekspozimin në dhomat e zhveshjes të një flamuri me motive politike.

FIFA ka njoftuar se Federata Serbe e Futbollit është dënuar me një gjobë prej 21,300 dollarë për shkak të flamurit ku shfaqej Kosova si pjesë e Serbisë.

Sipas qeverisë botërore të futbollit pankarta kishte të bënte me Kosovën, ku përveç hartës shkruhej dhe “Jo dorëzim”.

Federata e Futbollit të Kosovës paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA për pankartën pak ditë më parë. Flamuri i shfaqur në dhomat e zhveshjes së lojtarëve serbë ngjalli shumë reagime, ku të shumtë ishin ata që kërkonin një dënim për këtë gjë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit